Lidhje

Belgjikë, policia vret njeriun me hanxhar


Policia belge thotë se një njeri me hanxhar në dorë që thërriste "Allahu Akbar" u vra të shtunën nga policia pak pasi kishte plagosur dy police femra në qytetin Sharlërua.

Sulmi ndodhi pranë një stacioni policie, rreth 50 kilometra në jug të Brukselit. Personi që sulmoi u qëllua nga një polic i tretë dhe më vonë vdiq në spital.

Kryeministri belg Sharl Mishel, publikoi një mesazh në Twitter në lidhje me incidentin, ku thoshte se është duke e vëzhguar nga afër situatën dhe se e dënon ashpër sulmin.

Sulmi në Sharlërua vjen pas ngjarjeve të marsit, ku 32 njerëz gjetën vdekjen gjatë sulmeve të koordinuara me bomba në aeroportin e Brukselit dhe në një stacion metroje. Militantët e Shtetit Islamik morën përgjegjësinë për sulmin.

Brukseli vazhdon të jetë në gatishmëri të lartë për sulme terroriste që nga ngjarjet e marsit.

XS
SM
MD
LG