Lidhje

Irani ekzekuton një shkencëtar bërthamor


Irani ekzekutoi një shkencëtar bërthamor, i dënuar se u kishte dhënë Shteteve të Bashkuara informacione sekrete mbi programin e debatueshëm bërthamor të Teheranit.

Ekzekutimi i Shahram Amirit u konfirmua sot nga agjencia zyrtare e lajmeve të Iranit, IRNA. Zëdhënësi Gholamhosein Mohseni Ejehi tha se “duke u lidhur me SHBA, Amiri i ka dhënë armikut informacion me rëndësi jetike për vendin”.

Zëdhënësi tha se një gjykatë e dënoi Amirin me vdekje, vendim që u la në fuqi nga Gjykata e Lartë e Iranit.

Amiri shkoi në Arabinë Saudite në vitin 2009 dhe u zhvendos në Shtetet e Bashkuara një vit më vonë. Zyrtarët amerikanë thanë se i kishin paguar atij rreth 5 milion dollarë për t’u larguar nga Irani dhe për t’u dhënë informacion në lidhje me programin bërthamor të Iranit.

Një zyrtar amerikan tha në vitin 2010 se SHBA kishin marrë "informacion të dobishëm" nga Amiri.

Shkencëtari u largua nga SHBA në vitin 2010 pa paratë amerikane dhe u prit si hero nga zyrtarët iranianë, para se të arrestohej. Ai u tha zyrtarëve se ishte rrëmbyer në Arabinë Saudite nga dy agjentë të CIA-s.

XS
SM
MD
LG