Lidhje

Shqipëri, takime për reformën në drejtësi


Në Tiranë, Presidenti Bujar Nishani, u takua sot me përfaqësuesit e grupeve parlamentare për të diskutuar mbi shortin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit e Emërimeve të Drejtësisë.

Në takimin me përfaqësuesit nga Partia Socialiste, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Republikane, presidenti Nishani foli për procesin e ri ligjor, që solli reforma e sistemit të drejtësisë dhe ndryshimet kushtetuese.

Zoti Nishani tha se përzgjedhja me short e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është një domosdoshmëri e këtij procesi. Parlamenti miratoi me 140 vota të plota paketën e ndryshimeve kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë mesnatën e 21 dhe 22 korrikut.

Një grup projekt-ligjesh të tjera po hartohen në komisionin e posaçëm parlamentar të reformës për ta bërë atë të zbatueshme.

XS
SM
MD
LG