Lidhje

Përmbytje të mëdha në Luiziana


Shirat e rrëmbyer në shtetin jugor amerikan të Luizianës bënë që guvernatori John Edwards Bel të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Zyrtarët thonë se janë gjetur trupat e dy njerëzve që kanë humbur jetën nga përmbytjet e mëdha në Luizianën juglindore, duke përfshirë qytetin New Orleans.

Reshje të mëdha kanë përjetuar edhe shtetet Mississippi dhe Alabama.

Banorët e një pjese të madhe të rajonit janë paralajmëruar se përmbytjet do të vazhdojnë deri të dielën.

Rritja e nivelit të ujërave kanë nxjerrë nga autostrada shumë makina dhe të paktën një kamion. Shumë njerëz janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimin e banorëve të bllokuar.

XS
SM
MD
LG