Luftëtarët e mbështetur nga SHBA në Siri kanë marrë kontrollin e një qyteti verior që deri kohët e fundit kishte qenë bazë e grupit Shteti Islamik.
Një zëdhënës i Forcave Demokratike Siriane, të përbëra kryesisht nga luftëtarë kurdë, tha sot se qyteti Manbij "është nën kontrollin e tyre të plotë”. Ai tha se operacionet e kërkimit vazhdojnë, për të gjetur ekstremistët që mund të jenë fshehur në qytet.
Tre ditë para deklaratës së tij, një numër banorësh u panë të kalonin në zonat e kapura nga këto forca, duke u larguar nga lagjet e Manbijit që mbaheshin ende nga Shteti Islamik.
ISIS-i i vuri zjarrin tregut të mbuluar të qytetit përpara se të largohej nga zona, sipas televizionin Arab 24.
Një banor i tha televizionit se grupi ISIS kishte përdorur banorët si mburoja njerëzore.
Forcat Demokratike Siriane e filluan ofensivën për marrjen e Manbijit në fund të muajit maj, nën mbrojtjen e sulmeve ajrore të koalicionit që udhëhiqet nga SHBA.