Lidhje

Zyrtari koreano-verior kërkon strehim në Korenë e Jugut


Numri dy i ambasadës së Koresë së Veriut në Londër ka kërkuar strehim në Korenë e Jugut, sipas një njoftimi të Ministrisë jugkoreane të Bashkimit.

Sipas zëdhënësit të kësaj ministrie, Thae Yong Ho mbërriti me gjithë familjen në Seul dhe është marrë në mbrojtje nga qeveria jug-koreane.

Sipas zëdhënësit, diplomati koreano-verior tha se vendimin për t’u arratisur e mori pasi nuk mund ta duronte dot më qeverinë e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jon Un, pasi pëlqente demokracinë në Korenë e Jugut dhe për shkak të frikës për të ardhmen e fëmijve të tij.

Besohet se diplomati Thae kishte 10 vjet që shërbente në ambasdën e Koresë së Veriut në Londër. Mendohet se ai është diplomati më i lartë deri tani që arratiset në Korenë e Jugut.

Zyrtari më i lartë koreano-veriur që ka kërkuar strehim në Korenë e Jugut ka qënë Hwang Jang-yop, një prej drejtuesve të partisë, që kërkoi strehim në vitin 1997.

XS
SM
MD
LG