Lidhje

Rusia përdor bazën iraniane për sulme ajrore


Përdorimi nga Rusia i një baze të Iranit për të kryer sulme ajrore në Siri ka tronditur Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate në rajon. Megjithatë, kjo lëvizje e re mund të ketë më tepër si qëllim mbrojtjen e regjimit sirian se sa dërgimin e një mesazhi të përbashkët nga Moska dhe Teherani.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se avionët rusë u ngritën nga Baza Ajrore “Hamedan” në Iran, për të goditur forcat militante islamike në qytetet Aleppo, Deir, Zor dhe Idlib.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit shprehu shqetësim për përfshirjen gjithnjë e më të madhe të Rusisë në luftën civile në Siri.

“Është e pavend, por jo e papritur. Është një vazhdimësi e fushatës ajrore të Rusisë, tashmë me ndihmën e drejtpërdrejtë të Iranit, që duket se ka si objektiv ISIL-in dhe al Nusran, por që siç kemi parë, përqëndrohet kundër forcave të opozitës së moderuar siriane.”

Sulmet ajrore duket se janë pjesë e një përpjekje të rigjallëruar për të mbështetur forcat besnike ndaj Presidentit sirian Bashar al-Assad.

Rusia dhe Irani janë shqetësuar nga ofensiva e rebelëve ndaj qytetit Aleppo, të cilat kanë përparuar ndaj forcave të regjimit në luftime të ashpra gjatë javëve të fundit.

Forcat ruse kanë zhvilluar sulme ajrore në mbështetje të qeverisë së Presidentit sirian, që nga muaji shtator i vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG