Lidhje

Antiterrori arreston të riun nga Kosova


Nën thirrjet “Allahu Akbar”, “Jam i dërguari i Allahut”, 29 vjeçari Dijar Xhema, ka tentuar të rrëmbejë tre persona në qytetin e Vlorës

Policia shqiptare njoftoi sot se njësitë Antiterror kanë arrestuar një 29 vjeçar nga Mitrovica e Kosovës. Dijar Xhema, pasi ka dhunuar fizikisht, psikologjikisht dhe ka tentuar të rrëmbejë me automjetin e tij tre persona. Sipas policisë, gjatë përpjekjes për rrëmbim, Xhema, i ka shoqëruar veprimet e tij me thirrjet në vende dhe ambiente publike si“Allahu Akbar”, “Jam i dërguari i Allahut”, dhe “Do ju vras të gjithëve”. Policia shpjegoi se gjatë arrestimit dhe në ambientet e shoqërimit, ai ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë. Ndërsa gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Sipas policisë shqiptare e cila ia ka kaluar materialiet Pokurorisë për Krimet e Rënda, “ka dyshime të bazuara dhe arsyeshme, se me veprimet dhe mosveprimet e tij, Xhema, ka konsumuar elementet e veprave penale: “Vepra me qëllime terroriste”; “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”; “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, (të mbetura në tentativë); “Prodhim dhe shitje narkotikeve”, të parashikuara nga Kodi Penal”.

Policia shpjegoi gjithashtu se “ky person paraqet rrezikshmeri të theksuar shoqërore pasi në Kosovë është i evidentuar si person me precedent kriminal për tendencën e vrasjes, rrëmbim, dhunim personi, dhunim i punonjësve të organeve ligjzbatuese, mbajtje dhe përdorim pa leje të armëve të zjarrit”.

XS
SM
MD
LG