Lidhje

12 medalje të reja për amerikanët në ditën e fundit të Lojërave Olimpike


Sot u shtuan për ekipin amerikan 12 medalje, ndër to edhe në basketboll për meshkuj.

Gjithashtu, Claressa Shields bëhet boksierja e parë amerikane, e cila fiton medalje të arta në dy konkurime të njëpasnjëshme olimpike.

Komiteti Olimpik amerikan njoftoi se në ceremoninë e mbylljes së Lojërave të Rios, SHBA-ja do të përfaqësohet nga gjimnastja Simone Biles, e cila është përzgjedhur të mbajë flamurin amerikan. Zonja Biles u shpresh se për të, ky "është një nder i jashtëzakonshëm".

Gjatë garave të djeshme, skuadra e atletëve meshkuj të SHBA-së fitoi medaljen e artë, me LaShawn Merritt në vendin e parë. Merritt siguroi kështu medaljen e katërt, tre prej të cilave medalje të arta.

Skuadra amerikane e femrave në garën 4x400 metra u ngjit sërish në vendin e parë në podium duke ia kaluar skuadrës xhamaikiane. Për amerikanen Allyson Felix, kjo është medalje e gjashtë e artë, pas fitores edhe në garën 4x100 metra.

Matthew Centrowitz fitoi medaljen e artë në garën 1500 metra, duke u bërë kështu amerikani i parë që fiton në këtë garë që nga viti 1908.

Skuadra e femrave e SHBA-së fitoi në basketball ndaj Spanjës, duke marrë kështu edhe medaljen e gjashtë të artë radhazi. Amerikanët kanë fituar 49 ndeshje rrjesht në Lojërat Olimpike.

Amerikania Gwen Jorgesen fitoi për herë të parë trigarëshin për femra.

Ndërsa në sportin taekwondo, amerikania Jackie Galloway fitoi medaljen e bronztë.

XS
SM
MD
LG