Lidhje

Kirgistan, sulm vetvrasës me bombë në ambasadën e Kinës


Autori i një sulmi vetvrasës përplasi makinën në portën e ambasadës kineze në kryeqytetin e Kirgistanit të martën. Sulmi la tre të plagosur. Kryeministri i Kirgistanit, Zhenish Razakov, tha se shpërthimi në Bishkek vrau vetëm atutorin dhe se të plagosurit ishin punonjës kirgiz. Ministria e brendëshme e atij vendi e ka quajtur atë sulm terrorist.

Shpërthimi shkaktoi një re tymi mbi kompleksin e ambasadës, ndërsa fotot e publikuara në median sociale tregonin mbeturinat e përhapura në oborr. Kina ka dënuar atë që e ka quajtur një “akt të dhunshëm dhe ekstrem”. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtëme kineze tha se qeveria u kishte kërkuar autoriteteve në Kirgistan që të ndërmarrin një hetim të hollësishëm dhe ndëshkojnë përsonat përgjegjës.

Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Kirgistani e ka bërë rutinë ndalimin e njerëzve si pjesë e asaj që autoritetet e përshkruajnë si përpjekje për të penguar aktivitetet e Shtetit Islamik në atë vend.

XS
SM
MD
LG