Lidhje

Tensione në qendrat e refugjatëve në veri të Greqisë


Ditët e fundit janë shtuar tensionet në qendrat greke të trajtimit të refugjatëve në veri të Greqisë afër kufirit me Shqiëprinë bëjnë të ditur mjetet greke të informimit. Përkeqësimi i motit dhe përmbytja e shpeshtë e qendrës në Kacikas të Janinës ka ngjallur reagimin e qindra refugjatëve që kërkojnë shpërnguljen nga çadrat e vendosura në një fushë që mbushet me ujë sa herë përkeqësohet moti.

Fëmijë dhe grupe refugjatësh kanë protestuar dhe në qendrën tjetër strehimore të Konicës duke kërkuar hapjen e kufirit dhe lejmin e familjeve për t`u bashkuar me pjesët e tjera në vendet perëndimore. Në këtë qendër jetojnë prej muajsh rreth 160 refugjatë sirianë, mes të cilëve shumë fëmijë.

Autoritete vendore në Janinë kanë premtuar ngritjen e një qendre të re që do tu mundësonte refugjatëve të vendosur në Kacikas (aerodromin e vjetër ushtarak në Janinë) të shpërnguleshin në kushte më të mira në periudhën e dimrit.

Ndërkohë grupe të vogla refugjatësh vijojnë të depërtojnë në kufirin shqiptar nga Greqia. Burimet policore greke njoftuan se arrestuan të martën dy shtetas grekë që po organizonin transportimin e një grupi refugjatësh sirianë drejt kufirit juglindor shqiptar.

Sipas policisë greke dy të arrestuarit u bllokuannë Kastoria, pasi kishin lënë 14 sirianë pranë kufirit shqiptar dhe po ktheheshin drejt Selanikut. Edhe policia kufitare shqiptare ka bllokuar në brendësi të vendit ditët e fundit grupe të vogla refugjatësh nga Siria dhe Pakistani. Refugjatët e hyrë nga Greqia janë riatdhesuar mbi bazë të një marrëveshje që policitë e të dy vendeve zbatojnë prej kohësh.

Pak ditë më parë roja bregdetare greke kishte bllokaur në afërsi të Korfuzit një mjet të shpejtë lundrimi që kishte në bord 27 refugjatë që po transportoheshin ilegalisht drejt Italisë.

XS
SM
MD
LG