Lidhje

Poroshenko, anëtarësimi në NATO mbetet një “objektiv strategjik”


Presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha se anëtarësimi në NATO mbetet një “objektiv strategjik” dhe “një rrugë e palëkundshme” për vendin e tij.

Duke folur para ligjvënësve në fillim të sesionit të ri parlamentar sot, zoti Poroshenko tha se Kievi kishte arritur një nivel të pashembullt dhe shumë të afërt bashkëpunimi me anëtarët e aleancës.

Bashkëpunimi me NATO-n do të vazhdojë të rritet, zgjerohet dhe thellohet derisa Ukraina të plotësojë tërësisht kriteret e anëtarësimit.

Disa anëtarë të NATO-s kanë shprehur shqetësimin se pohimi i udhëheqësit ukrainas do të zemërojë edhe më shumë Moskën që akuzon Kievi se u përpoq të rimarrë gadishullin e Krimesë muajin e kaluar.

XS
SM
MD
LG