Lidhje

Presidenti Obama uron Kurban-Bajramin


Presidenti Obama uroi myslimanët në SHBA dhe në botë me rastin e Kurban-Bajramit.

Ai tha se kjo festë e veçantë nderon sakrificën, vendosmërinë dhe angazhimin e Zotit, të demonstruar nga Abrahami, dhe shënon përfundimin e haxhillëkut ku marrin pjesë çdo vit miliona myslimanë nga çdo cep i botës që vizitojnë Mekën si dëshmi e besimit të tyre.

“Kurban Bajrami, - tha në deklaratën e tij Presidenti Obama, - tregon gjithashtu se besimi mund të kapërcejë çdo mosmarrëveshje dhe çdo ndarje dhe të na bashkojë nën flamujt e vëllazërisë dhe dashurisë.”

XS
SM
MD
LG