Lidhje

Gjermani, tre të arrestuar për lidhje me ISIS


Ministri i brendshëm i Gjermanisë tha se tre sirianë që besohet se janë dërguar në Gjermani nga grupi Shteti Islamik duket se kanë përdorur të njëjtët kontrabandistë dhe kanë marrë pasaporta nga i njëjti vend, ku i kishin marrë dokumentet disa nga personat e përfshirë në sulmet e Parisit.

Sipas autoriteteve, personat u arrestuan sot si pjesë e përpjekjeve për të çrrënjosur ekstremizmin në Evropë përmes fluksit të imigrantëve.

Arrestimet e tyre pasojnë bastisjet në shtëpitë e refugjatëve në Schleswig-Holstein, shteti më verior i Gjermanisë.

Ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere tha se personat janë vëzhguar prej disa muajsh dhe nuk ka tregues për plane të ndonjë sulmi konkret për momentin.

Ai tha se autoritetet po hetojnë në se ata janë të lidhur me njerëz të tjerë dhe celula terroriste.

Prokurorët federalë thanë se të tre akuzohen kanë shkuar në Gjermani në mes të nëntorit me urdhër të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG