Lidhje

Pentagoni konfirmon vrasjen e zëdhënësit të grupit Shteti Islamik


Pentagoni konfirmoi se një sulm ajror amerikan muajin e kaluar vrau zëdhënësin dhe drejtuesin strategjik të grupit Shteti Islamik.

Në një deklaratë të hënën, zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes Peter Cook tha se sulmi vdekjeprurës i 30 gushtit kundër Abu Muhammad Al-Adnani pranë Al Babit në Siri, ishte një nga disa sulme që kanë dëmtuar aftësitë e grupit për të vepruar.

Ditën pas sulmit ajror, Rusia tha se forcat e saj kishin kryer sulme që një zyrtar i lartë I mbrojtjes i tha Zërit të Amerikës se ishin “një përpjekje për disinformim”.

Një zyrtar amerikan i mbrojtjes tha se Adnani ishte direkt i përfshirë në rekrutimin e luftëtarëve të huaj dhe gjithashtu në sulmet madhore të Shtetit Islamik jashtë pikave të forta të grupit në Siri dhe Irak.

Adnani njoftohet të ketë qënë i plagosur rëndë tetë muaj më pare në Irak, gjatë luftimeve pranë qytetit Haditha. Ai ishte anëtar i shquar i rrjetit terrorist al-Kaida para se të bashkohej me Shtetin Islamik ku konsiderohej numri dy i grupit pas udhëheqësit Abu Bakr al-Baghdadi.

XS
SM
MD
LG