Lidhje

Avioni italian në Ishëm ngre dyshime për narkotrafik


Avioni mbeti i bllokuar pasi tentoi uljen në një fushë larg zonave të banuara. Piloti italian deklaroi se ishte nisur nga Bari në drejtim të veriut të Italisë dhe se po bënte një xhiro turistike kur pësoi difekt. Autoritetet e aviocionit shqiptar: Nuk kishte leje

Në Shqipëri një avion i vogël turistik i drejtuar nga një pilot italian, Guido Andrea Guidi, 69 vjeç, i cili mbeti i bllokuar pas uljes në një fushë në zonën e Ishmit, 36 kilometra në veri të Tiranës, ka ngritur dyshimet rreth një përpjekjeje për trafik droge. Piloti italian i ka deklaruar policisë se është nisur nga Bari në jug të Italisë me destinacion veriun e vendit të tij, por se për shkak të kohës së bukur ka vendosur të bëjë një fluturim mbi det. Ai ka shtuar se ka qenë në lartësinë 4 mijë këmbë kur ka dalluar një defekt në avion, e për këtë arsye ka bërë një ulje të detyruar nw tokën arë e cila i ishte dukur e përshtatshme. Gjatë uljes avioni ka pësuar dëmtime në krah dhe në bisht.

Autoritetet e aviacionit civil shqiptar kanë deklaruar se nuk kanë dhënë asnjë leje për fluturim në hapësirën ajrore shqiptare, ndërkohë që gazetarët që kanë shkuar në vendin ku ka ndodhur ngjarja, dëshmojnë se sipërfaqja e arës ku është ulur piloti italian, larg zonave të banuara, duket të jetë sheshuar që më parë. Pwrveç prokurorisw sw Durrwsit, nw vendngjarja kanw shkuar dhe prokuror tw Krimeve tw Rwnda. Në 2014 ishte po një avion italian i cili tentoi të ulej në një plazh pranë Divjakës, mbeti gjithashtu i bllokuar ndërsa në zonë u gjetën sasi të mëdha marijuana të paketuar.

Njoftimi për avionin në Ishëm nuk u bë nga autoritetet, por u mwsua nga një deklaratë në parlament pak pas mesditës, e deputetit demokrat Flamur Noka, ish ministër i Brendshëm. Vetëm pas kësaj policia shpërndau një komunikatë sipas së cilës ngjarja ishte verifikuar rreth orës 8.45 të mëngjesit.

Piloti italian Guido Andrea Guidi është arrestuar në Itali në vitin 2006 lidhur me një aksident ajror të ndodhur tre vite më parë pranë aeroportit të Linates në Milano. Në atë kohë një avion taxi i shoqërisë Eurojet, në të cilën Guidi ishte ortak, ra mbi një kapanon, vetëm pak metra larg pistës së aeroportit.

XS
SM
MD
LG