Lidhje

Prokuroria speciale, konsensus PS-PD


Në Shqipëri Komisioni i Reformës në Drejtësi ka mbyllur shqyrtimin e një pakete projektligjesh emergjente për zbatimin e Reformës, pas atij për rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve. Mes tyre është dhe projektligji për strukturat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për të cilën u arrit dhe dakortësia mes shumicës dhe opozitës.

Paketa e projektligjeve emergjente
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:26 0:00

Të enjten e ardhshme, parlamenti shqiptar pritet të votojë mbi paketën e 6 projektligjeve që vënë në jetë Reformën në Drejtësi. Komisioni i Reformës përmbylli sot punën për to, ndërkohë që njëri prej ligjeve bazë ai për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve mori miratimin e parlamentit disa javë më parë dhe tanimë ka hyrë në fuqi.

Për anëtaren e Komisionit të Reformës, socialisten Vasilika Hysi, tanimë mbetet vetëm zbatimi duke nisur me ngritjen e institucioneve të reja që parashikohen: “Unë do të doja të theksoja se tani nuk ka më pengesa që Reforma të nisë të zbatohet, pra të fillojnë të funksionojnë të gjitha hapat e parashikuar në Kushtetutë”

Opozita u rikthye sot në Komision pasi kishte refuzuar praninë në diskutimin e disa prej projektligjeve të paketës, nw shenjw proteste pwr mosmarrjen nw konsideratw tw proporzimeve tw saj. Përfaqësuesit demokratw, dolën sot të kënaqur, duke qenë se siç u shpreh deputeti Oerd Bylykbashi vërejtjet e tyre për aspekte antikushtetuese, sipas tij, të projekligjit për strukturat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, u përfshinë falë ndërhyjes të ekspertit të misionit amerikan OPDAT: “Pas një beteje dy tre javore, kjo u mbyll me sukses. Të gjitha çështjet që opozita ngriti u pranuan dhe sot janë të përfshira në ligjin e SPAK-ut. Komisioni e pranoi këtë ligjdhe mund të themi që është një sukses i madh për luftën kundër korrupsionit”.

Vërejtjet e opozitës kishin të bënin kryesisht me mekanizmat e përzgjedhjes së anëtarëve tw prokurorisë dhe gjykatës së posaçme si dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, pjesë e këtij projektligji, i cili në këtë mënyrë mori pëlqimin e të dyja palëve

Dërgimi i paketës në parlament është paraprirë dhe nga vendimi i qeverisë dy ditë më parë e cila miratoi 1,8 miliard lekë ose afërsisht 14 milion e gjysëm dollarë në mbështetetje të reformës, për pagat e reja të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe funksionimin e institucioneve që do të ngrihen rishtazi

XS
SM
MD
LG