Lidhje

NYT: arrestohet kontraktori i NSA, dyshohet për vjedhje sekretesh


FILE - The National Security Agency (NSA) campus in Fort Meade, Md.
FILE - The National Security Agency (NSA) campus in Fort Meade, Md.

Gazeta New York Times njofton se FBI-ja ka arrestuar një tjetër kontraktues të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA) dhe po heton nëse ai ka vjedhur "kode kompjuterike tepër të klasifikuara" që përdoren për të hyrë në rrjetet e qeverive të huaja.

Gazeta citon disa zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit dhe të zbulimit, që nuk i identifikon me emër dhe shkruan se kontraktori dyshohet për vjedhjen e kodit burimor të NSA-së "që përdoret për të hyrë në sistemet kompjuterike të vendeve kundërshtare, si Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut."

Sipas gazetës, i dyshuari, Harold Thomas Martin III, ka qenë punonjës i kompanisë Booz Allen Hamilton.

Gazeta nuk përmend se çfarë mund të ketë bërë kontraktori me informacionin që dyshohet se ka vjedhur.

XS
SM
MD
LG