Uragani Matthew u dobësua të shtunën në stuhi të kategorisë numër 1, por ende mbetet kërcënim për territorin e Xhorxhias dhe Karolinave.
Matthew vrau rreth 900 persona në Haiti dhe la dhjetëra mijëra të tjerë të pastrehë, pasi stuhia u shty në veri pas kalimit në Haiti, Republikën Dominikane, Xhamajkë, Kubë dhe Bahamas.
Të paktën katër të vdekur në shtetin amerikan të Floridës lidhen me stuhinë të enjten dhe të premten.
Qendra amerikane e uraganit në Majemi tha të shtunën në mëngjes se stuhia Mathew ishte përqëndruar rreth 30 kilometra në juglindje të qytetit Charleston të Karolinës së Jugut, ndërsa lëvizi në verilindje me 19 kilometra në orë.
Erërat e forta dhe shiu i dendur i uraganit prekën të shtunën brigjet e Karolinës së Jugut dhe u përhapën në brendësi.
Të shtunën në mbrëmje, qendra e stuhisë pritet të jetë në afërsi të bregut jugor të Karolinës së Veriut.