Lidhje

Shndërrimi i San Sebastianit


Në të kaluarën San Sebastiani i Spanjës ka qenë një vend i trazuar. Por qyteti po përjeton një periudhë ringjalljeje si Kryeqyteti Evropian i Kulturës për vitin 2016. Grupi separatist bask ETA i dha fund një fushate dhune 50 vjeçare në tetor 2011 dhe që atëherë San Sebastiani ka parë vetëm përpara.

Deti i kaltër rrethon një liman të rrumbullakët. Mirësevini në San Sebastian. Këtë vit ky qytet së bashku me qytetin Wroclov në Poloni, ndajnë titullin e Kryeqytetit Evropian të Kulturës.

Fati i Sebastianit ndryshoi kur para pesë vjetësh, kur ETA i dha fund fushatës së dhunës.

Kryetari i Bashkisë, Eneko Goia thotë se aplikimi i qytetit për t’u bërë qyteti i kulturës ishte i pazakontë.

“Qyteti i San Sebastianit donte ta vinte theksin tek ana krijuese. Ishte një ide më shumë konceptuale, sesa fizike. Nuk ishte thjesht ndërtimi i infrastrukturës. Ne donim mbi të gjitha të vinim kulturën në shërbim të një bashkëjetese më të mirë”.

Qyteti bregdetar bask ishte dikur një destonacion i famshëm turistik veror për familjen mbretërore spanjolle dhe për një kohë të gjatë ishte pjesë e hartës artistike dhe kulturore për festivalet vjetore të filmit dhe të xhazit. Por për dekada me radhë, dhuna i mbajti turistët larg qytetit. Por për dekada të tëra, dhuna i mbajti turistët larg nga qyteti.

Pjesa e Vjetër e San Sebastianit, dikur një bazë e përkrahësve të ETA-s, është tani në zemër të rizgjimit të qytetit, ku baret ofrojnë pije dhe ushqime shumëngjyrëshe.

“Tani është një zonë zbavitjeje. Ka kafene, ristorante, bare ku njerëzit mblidhen dhe ia kalojnë shumë bukur”.

Përvoja kulinare e San Sebastianit fillon herët në mëngjes me një kafe dhe pasta në mëngjes, para se të fillojnë të shfaqen të ashtuquajturat pintxos, pirgje të tëra në formë mezesh: Speca të mbushur, prodhime deti të marinuara, peshk i skuqur, omëleta, proshutë mbi feta buke.

Ato hahen me verë ose birrë gjithandej në qytet dhe grupe miqsh kirjohen nga një bar në tjetrin.

“Përvoja jonë sociale është kur takohemi, mblidhemi nëpër rrugë në bare. Tradita e pjatave të vogla filloi shumë kohë më parë dhe pak nga pak u konsolidua, duke u bërë një referncë në gjithë botën”.

Zyrtarët vendas tone se viti 2015 ishte një vit record për vizitorët, me 12 për qind më shumë se në vitin 2014.

Turistët vijnë nga gjithë Evropa dhe bota. Familja e Inaki Oiartzunit ka një dyqan pastash dhe akulloresh, që e ka hapur para 30 vjetësh. Atij i kujtohet koha kur u vihej flaka autobuzave dhe policia patrullonte rrugët dhe politikanët kishin truproja nga frika e sulmeve terroriste.

Tani vendasit dhe turistët rrinë në radhë për të provuar akulloren artizanale dhe ulen në shesh për të pare koncerte në qiell të hapur.

“San Sebastianit i është kthyer besimi në vetvete dhe në identitetin që ka pasur gjithmonë: një qytet i ngrohtë, i bukur, me një kulturë të jashtëzakonshme, me ushqim të mrekullueshëm. Një qytet me mirëqenie”, thotë Oiartzuni.

Për banorët e tij, San Sebastiani u shndërrua në qytetin që duhet të ishte që nga koha e “Belle Epoque” në fillim të shekullit të 20-ë.

XS
SM
MD
LG