Lidhje

Maratona e Tiranës


Maratona e Tiranës
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:57 0:00

Në Tiranë, u zhvillua sot një garë maratone, me pjesëmarrje të gjerë qytetare, sportistë shqiptarë, të rinj shkollash dhe garues të shumtë. Organizatorët kanë ambicjen që ta futin Tiranën në kalendarin e maratonave ndërkombëtare.

Maratona e Tiranës
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:57 0:00

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, zhvilloi sot për herë të parë një maratonë ndërkombëtare me 1 mijë e 200 pjesëmarrës, me ambicjen për të hyrë në kalendarin sportiv europian.

Federata Shqiptare e Atletikës dhe Bashkia e kryeqytetit organizuan sot Maratonën e Tiranës me 4 kategori, duke përfshirë edhe 1 km vrap për fëmijët e shkollave dhe personat me aftësi të kufizuara.

Maratonën e fituan Ilir Këllezi për meshkuj, rekordmenia europiane e vrapimeve të gjata Luiza Gega, ndërsa në vendin e tretë doli kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.

Kategoritë e tjera të maratonës ishin 10 kilometrave për meshkuj dhe për femra. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë në maratonë në vrapimin 10 kilometra, së bashku me sportistë dhe politikanë të njohur.

Pas organizimit të kësaj maratone, Tirana ka kërkuar t'i caktohet nga forumet ndërkombëtare një datë e përhershme zyrtare për t’u futur në kalendarin e maratonave të certifikuara të Europës.

Maratona e Tiranës vitin tjetër mund të jetë shumë më e madhe, nisur nga mikpritja e qytetarëve, që morën pjesë në vrapim dhe bashkëpunimi për të ndihmuar sot qindra vrapuesit shqiptarë e të huaj, duke lënë të lira nga makinat rrugët e qytetit.

Maratona u organizua për herë të parë në kryeqytetin shqiptar me synimin për ta futur Tiranën në hartën botërore të maratonave.

Organizatorët angazhuan mbi 750 vullnetarë, punonjës të bashkisë, ndërsa policia garantoi mbarëvajtjen e kësaj feste sportive.

XS
SM
MD
LG