Lidhje

Turqit kujtojnë një vjetorin e sulmeve në Ankara


Policia turke në Ankara përdori gaz lotsjellës dhe pompa me ujë për të penguar një protestë të qindra aktivistëve që kishin dalë për të përkujtuar përbjetorin e parë të një sulmi që konsiderohet më i rëndi në historinë moderne turke.

Mbi 100 demonstrues e injoruan urdhërin për ndalimin e grumbullimit masiv për të kujtuar sulmet e njëpasnjëshme të 10 tetorit, 2015 në stacionin kryesor të trenit në Ankara, që shkaktuan vdekjen e 103 vetëve dhe plagosjen e 500 të tjerëve.

Policia bllokoi rrugët që çonin në stacion dhe nuk lejuan demonstruesit të marshonin në vendin ku ndodhën shpërthimet, duke sjellë si rezultat përleshje mes policisë dhe qytetarëve.

Afgjencia shtetërore e lajmeve Anadolu thotë se të paktën 60 demonstrues u ndaluan.

Autorët e sulmeve, që besohej se kishin lidhje me Shtetin Islamik, hodhën veten në erë mes një turme me aktivistë paqeje pro-kurdë.

XS
SM
MD
LG