Lidhje

Reforma zgjedhore, rekomandimet dhe vonesat


Reforma zgjedhore ne Shqiperi
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:54 0:00

Reforma zgjedhore ne Shqiperi

Në Tiranë, reforma zgjedhore ende nuk është kryer, kur kanë mbetur më pak se dy muaj, nga afati kur presidenti duhet të dekretojë zgjedhjet parlamentare të qershorit.

Vëzhgues të jetës politike pohojnë se partive u mungon vullneti për ta kryer këtë reformë.

Tani që afatet ligjore po shkurtohen, rekomandimet vendase dhe të huaja mbi përmirësimin e procesit zgjedhor, mbetën sërish për ditën e fundit.

Korrespondenti ynë, Ilirian Agolli, njofton nga Tirana:

Reforma zgjedhore ne Shqiperi
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:54 0:00

Ekspertë të çështjeve zgjedhore dhe analistë të jetës politike pohojnë se partive u mungon dëshira për të kryer një reformë zgjedhore me cilësi, sipas rekomandimeve vendase dhe atyre ndërkombëtare.

Kjo është arsyeja, sipas tyre, pse komisioni i reformës zgjedhore nuk bëri për 9 muaj pothuajse asnjë hap domethënës në punën e vet.

Eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume, thotë se partive u mungon vullneti politik për të kryer reformën zgjedhore dhe për ta përmirësuar me themel procesin zgjedhor, duke nisur nga ligji i dekriminalizimit si dhe ai për transparencën e financimit e partive politike.

Por rekomandimi kryesor i ndërkombëtarëve, thotë ai, është depolitizimi i administratës zgjedhore, duke lënë mënjanë parimin e balancimit dhe përfaqësimit partiak.

Dy partitë kryesore po mbrojnë monopolin e administrimit të procesit zgjedhor me komisionerë militantë, vërejnë analistët, dhe po refuzojnë për të bërë transparencën financiare.

Kjo gjendje krijon për palën humbëse, sipas tyre, një bazë reale për të kundërshtuar rezultatin e votimit.

Raporti i OSBE/ODIHR-it, Komisioni i Venecias dhe shoqëria civile kërkojnë ndryshime ligjore, që kanë të bëjnë me parimet themelore dhe deri në detaje praktike të procesit zgjedhor.

Koalicioni i Vëzhguesve vendorë ka këmbëngulur gjatë që reforma zgjedhore të kryhej njëkohësisht me reformën gjyqësore.

Madje mundësisht të ishte kryer paralel me reformën administrative territoriale.

Por askush nuk e ndoqi idenë e vëzhguesve më me përvojë në proceset zgjedhore dhe tani që afatet kohore kanë mbaruar, nuk u bë një reformë e thelluar dhe gjithëpërfshirëse.

Vëzhguesit besojnë se ngritja aq herët e komisionit për reformën zgjedhore u bë për të qenë në rregull me BE në prag të hapjes së bisedimeve se sa për kryerjen e vërtetë të asaj reforme.

Komisioni i reformës ka në fokus vetëm kodin zgjedhor dhe jo ligjin e partive politke, dhe kjo, sipas tyre, do të thotë se mund të kryhen ndryshime të vogla për kuotat gjinore dhe çështje të ngushtaa teknike.

Pa këtë reformë, pohojnë ata, Shqipëria do të shkojë në zgjedhjet e ardhshme me një sistem zgjedhor të mangët, me një strukturë administrative militante dhe me financime të dyshimta partiake.

Analisti Lutfi Dervishi thotë se tani ikën 9 muaj të pafrytshëm, vendi është përsëri peng i vullnetit të partive për të ndrequr diçka në ditët e fundit.

Zvarritjet pritet të ndikojnë në cilësinë e reformës dhe të zgjedhjeve të ardhme.

Zgjedhja e kandidatëve për deputetë do të mbetet në dorë të kryetarëve.

Dy partitë e mëdha e kanë refuzuar idenë e një sistemi proporcional të hapur.

Ato mendojnë njëlloj që të vazhdojnë me lista të mbyllura: njëra duke larguar kritikët dhe tjetra duke vazhduar me besnikët, pohojnë analistët, kështu që parlamenti i ardhshëm pritet të jetë akoma më i dobët se ky aktuali.

XS
SM
MD
LG