Lidhje

Kryeministrja britanike merr pjesë në takimin e B.E.


Kryeministrja britanike, Theresa May ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në takimin e saj të parë në Këshillin Europian, që nga marrja e detyrës.

Zonja May në muajin korrik mori postin e kryeministres, pas referendumit, ku britanikët votuan për daljen nga Bashkimin Evropian. Ajo tha se ky vendim nuk do ta ndalë Britaninë nga qëndrimi i përbashkët me pjesën tjetër të Evropës kundër agresionit rus.

"Ne duhet ta tregojmë këtë qëndrim të fortë dhe të bashkuar evropian përballë agresionit rus. Britania ka kërkuar që një axhendën e takimit të jenë veprimet ruse në Siri. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku, dhe është e domosdoshme që të punojmë së bashku për të vazhduar trysninë mbi Rusinë, që ajo të ndalë krimet e saj të tmerrshme në Siri."

Kryeministrja May tha se ajo erdhi në këtë takim për të dhënë një mesazh të qartë, se Britania do të dalë nga Bashkimi Evropian, por ajo do të vazhdojë të respektojë të plotësisht përgjegjësitë e saj deri, në largimin nga blloku evropian.

Zonja May tha se ajo dëshiron t’i sigurojë vendet e tjera se Britania do të mbetet një partnere e fortë dhe e besueshme, edhe pas largimit nga B.E. Ajo shtoi se është në interes të Britanisë dhe Bashkimit Evropian që të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se kryeministrja May nuk do të të hyjë në "çerdhen e luanit" kur të marrë pjesë në takimin e së enjtes, por në një "fole pëllumbash" dhe e siguroi atë se ajo do të jetë e mirëpritur në mesin e anëtarëve të Bashkimit Evropian.

Zoti Tusk tha se ai nuk pret që Brexiti të jetë temë kryesore e takimit, por kryeministrja May do të japë vetëm një informacion të shkurtër mbi synimet e saj për këtë çështje.

Presidenti i Kështillit Evropian, Tusk, tha se në takim do të diskutohet edhe për Rusnë dhe rolin e saj në Evropë. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka tha se ajo që po ndodh në qytetin sirian të Alepos, "me mbështetjen e Rusisë" është "diçka çnjerëzore".

XS
SM
MD
LG