Partitë politike në Maqedoni kanë filluar të përpilojnë listat me emrat e kandidatëve për në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 11 dhjetorit. Por, njohësit e rrethanave politike nuk e përjashtojnë mundësinë e shtyrjes edhe një herë të datës së zgjedhjeve për shkak të mospërmbushjes së reformave, që në veçanti kanë të bëjnë me kodin zgjedhor.