Lidhje

Rebelët vazhdojnë përpjekjet në Aleppo


This frame grab from video provided by Thiqa news agency, a Syrian opposition media outlet that is consistent with independent AP reporting, shows flames rises from an explosive vehicle bomb that attacked a Syrian government position, in southwest of Alep
This frame grab from video provided by Thiqa news agency, a Syrian opposition media outlet that is consistent with independent AP reporting, shows flames rises from an explosive vehicle bomb that attacked a Syrian government position, in southwest of Alep

Rebelët sirianë vazhduan përpjekjet e tyre të shtunën për të tronditur Aleppon nga rrethimi i qeverisë ndërsa sulmet ajrore goditën rrethinat e qytetit të ndarë.

Komandanti i rebelëve i tha agjencisë franceze të lajmeve se, "në vetëm pak ditë, do të hapim rrugët për vëllezërit tanë të bllokuar."

Obzervatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se luftimet vazhduan në rrethinat e pjesës perendimore të Aleppos ku rebelët kanë bërë përparime.

Obzervatori tha të premten se rebelët bombarduan pjesën perendimore të Aleppos dhe vranë 15 civilë dhe plagosën 100 të tjerë.

Të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon bëri thirrje për një hetim të sulmeve ajrore në një shkollë në Siri që vrau të paktën 30 persona, shumica fëmijë.

"Në se i qëllimshëm, sulmi mund të përbëjë krime lufte” tha zyrat e zotit Ban përmes një deklarate.

Ish kryeministri britanik Gordon Brown, i cili është i dërguari i posaçëm i OKB-së për arsimin, bëri gjithashtu thirrje për hetim për krime lufte lidhur me incidentin.


Fajësohen ose Rusia ose Siria

Si vëzhguesit dhe Shtëpia e Bardhë thane se ose qeveria siriane ose ajo ruse janë përgjegjëse për sulmet.

"Nuk e dimë ende në se ishte regjimi i Assadit apo rusët që kryen sulmin ajror, por e dime se ishte njëri apo tjetri,” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.

Zëdhënësi i ministries ruse të mbrojtjes Igor Konashenkov tha se avionët rusë nuk ishin në hapësirën ajrore mbi shkollën ku ndodhi sulmi. Agjencitë ruse të lajmeve e cituan atë gjithashtu të ketë thënë se imazhet e zonës së shkatërruar tregojnë se ato nuk janë shkaktuar nga një sulm ajror.

Diplomatët perendimorë në Kombet e Bashkuara mbështetën thirrjet për një hetim të pavarur.

XS
SM
MD
LG