Në Kosovë çdo vit regjistrohen rreth 300 gra të prekura nga kanceri I gjirit. Këto të dhëna u bënë publike gjatë një parakalimi në Prishtinë të grupeve të veprimtarëve politikë e të shoqërisë civile, të cilët kanë bërë thirrje që gratë të kontrollohen rregullisht që të parandalohet kjo sëmundje.