Lidhje

Buxheti 2017, marrëveshje Qeveri-FMN


Në Shqipëri ministri i Financave Arben Ahmetaj tha sot se ka arritur marrëveshjen mbi buxhetin e vitit të ardhshëm dhe politikat bazë të tij me Fondin Monetar Ndërkombëtar, e cila megjithatë sipas Fondit është e kushtëzuar nga mënyra se si do të zgjidhen detyrimet e prapambetura të qeverisë. Përfaqësuesja e FMN-së tha gjithashtu se rritja e pagave dhe e pensioneve do të jetë e moderuar

Ministri i Financave u shpreh optimist për paketën buxhetore të hartar në bashkëpunim me Fondin monetar, duke deklaruar se për 2017 borxhi publik pritet të bjerë me 3 pikë përqindje ndërsa defiçiti i përgjithshëm do të jetë në nivelin e 2 përqind. Sipas zotit Ahmetaj rritja ekonomike e parashikuar do të jetë në nivelet e 3,8 përqind: "Bashkërisht parashikojmë përshpejtim të rritjes edhe në vitin 2017 (nga 3.4% për 2016 në 3.8%) dhe duke kaluar pragun e 4% në horizontin afatmesëm. Rritja ekonomike mbështetet tek kërkesa e brendshme si dhe Investimet e huaja të drejtpërdrejta (veçanërisht në sektorin e energjisë). Rigjallërimi i rritjes ekonomike do të ndikojë dhe në rënien e mëtejshme të papunësisë që ka dhënë shenja pozitive që vitin e kaluar”.

Shqipëri-FMN, marrëveshje për buxhetin e vitit 2017
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:57 0:00

Ministri i Financave tha se falë reformave të realizuara, kryesisht në fushën e financave publike është bërë e mundur që krijimi i detyrimeve të reja të vihet nën kontroll. Por mënyra se si kjo do të arrihet, përbën dhe kushtin që Fondi monetar ka vënë kur dha dakortësinë për buxhetin e ardhshëm. Kur erdhi në pushtet 3 vjet më parë qeveria u detyrua të shlyejë disa qindra milionë dollarë detyrime të krijuara nga ekzekutivi i mëparshëm, por dhe ajo vetë duket se nuk ka mundur të shmangë këtë fenomen: “Krahas aprovimit të buxhetit dhe paketës fiskale për të cilat është rënë dakord, qeveria është angazhuar për masa paraprake për të trajtuar çështjen e detyrimeve të prapambetura të qeverisjes qendrore dhe për të fuqizuar tatimin mbi pronën”, deklaroi drejtuesja e misionit te FMN-së Anita Tuladhar.

Gjatë prezantimit të sotëm, as ministri i Financave dhe as zonja Tuladhar, nuk dhanë detaje mbi buxhetin dhe paketën fiskale. Ndërsa qeveria ka folur për një rritje të madhe të pagave dhe pensioneve, misioni i FMN-së saktësoi se në raport me Prodhimin e Brendshëm bruto, fondi i pagave nuk do të ndryshojë nga ai i këtij viti: "Buxheti mundëson rritjen e moderuar të pagave të sektorit publik dhe pensioneve, duke e ruajtur nivelin e shpenzimeve për paga si përqindje e PBB-së në nivelin e vitit 2016".

Misioni i Fondit Monetar do të rikthehet në fillim të vitit për të bërë rishikimin e fundit të programit trevjeçar me Shqipërinë i cili u miratua në shkurt të 2014.

XS
SM
MD
LG