Lidhje

Politika e Jashtme amerikane dhe Rusia


Hillary Clinton dhe Donald Trump kanë pikëpamje shumë të ndryshme mbi marrëdhënie që Shtetet e Bashkuara duhet të kenë me Rusinë dhe në mënyrë të veçantë me udhëheqësin e saj Vladimir Putin.


Gjatë debatit të fundit televiziv, kandidatët patën këtë shkëmbim fjalësh:


"Putini nuk ka respekt për këtë person (Hillarinë)," tha Trump.

"Kjo është për shkak se ai (Putini) dëshiron të ketë një kukull si president të Shteteve të Bashkuara", u pëgjigj Clinton.

"Ju jeni kukull ", u përgjigjen Trump.

Gjatë fushatës, Trump ka folur mbi dobinë e bashkëpunimit me Rusinë, sidomos kur bëhet fjalë për luftën kundër Shtetit Islamik. Clinton ka deklaruar nevojën për t’i bërë ballë Putinit, dhe akuzon udhëheqësin rus si mbështetës të Trumpit dhe se është përfshirë në sulme kundër demokratëve.

Dy javë para zgjedhjeve, Putin hodhi poshtë akuzat duke i quajtur ato absurditet absolut.

"Gjatë fushatës zgjedhore, borxhi i qeverisë, dhuna me armë dhe probleme të tjera të pazgjidhura, duhet të jenë temë e diskutimit. Por me sa duket elita nuk ka asgjë për të thënë për të qetësuar publikun. Pra, është më lehtë për të shkëputur vëmendjen e njerëzve rreth hakerëve rusë, spiunëve, agjentëve dhe kështu me radhë," tha Putin.

Putin tha gjithashtu se qeveria e tij do të punojë me cilido kandidat që populli amerikan zgjedh.

Pa marrë parasysh se cili kandidat fiton, falë aleatëve në mbarë botën dhe pozitave të tyre si dy prej vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, marrëdhëniet SHBA-Rusi do të jenë një faktor i rëndësishëm gjatë katër ose tetë vjetëve të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG