Lidhje

Vazhdojnë operacionet e shpëtimit në Mesdhe


I
I

Sipas rojes bregdetare italiane, të paktën 10 trupa u gjetën të shtunën në një gomone të vogël në brigjet e Libisë.

Pesëmbëdhjetë operacione u kryen gjatë ditës, duke shpëtuar gati 2,100 imigrantë - pothuajse dy herë më shumë nga e premtja, kur u shpëtuan 1.200 njerëz.

420 imigrantë të tjerë, duke përfshirë shtatë gra shtatzëna dhe 78 të mitur, u shpëtuan më parë dhe u sollën në breg të shtunën në portin Trapani në Sicili.

Sipas Komisionit të Lartë për Refugjatët, 153,632 emigrantë kanë mbërritur në Evropë nëpërmjet Mesdheut që nga 24 tetori, por mijëra të tjerë kanë vdekur në përpjekje për të arritur atje.

XS
SM
MD
LG