Lidhje

Partia pro-kurde e Turqisë largohet nga parlamenti


Kurdish demonstrators hold a portrait of pro-Kurdish Peoples' Democratic Party (HDP) leader Selahattin Demirtas during a rally to protest against Turkish President Recep Tayyip Erdogan, at Republique Square in Paris, France, Nov. 5, 2016.
Kurdish demonstrators hold a portrait of pro-Kurdish Peoples' Democratic Party (HDP) leader Selahattin Demirtas during a rally to protest against Turkish President Recep Tayyip Erdogan, at Republique Square in Paris, France, Nov. 5, 2016.

Partia kryesore pro-kurde e Turqisë njoftoi të dielën se po tërhiqet nga parlamenti pas arrestimeve të nëntë ligjvënësve të saj, përfshi edhe dy udhëheqës të partisë.

Kryeministri turk Binali Yildirim i bëri thirrje partisë HDP në një fjalim televiziv të "kthehet nga ky gabim para se të jetë tepër vonë", duke shtuar se ata mund të thonë çfarë të duan në parlament ", por asnjë politikan mund të jetë mburoja e terrorit duke keqpërdorur pozitën e tyre".

Turqia tërhoqi kritika ndërkombëtare të premten pas arrestimit të udhëheqësve të partisë HDP, Selahatin Demirtas dhe Figeni Yuksekdag për akuza të lidhura me terrorizmin, së bashku me shtatë ligjvënës të tjerë.

Arrestimet shtuan gjithashtu shqetësimin mes aleatëve perëndimorë në lidhje me gjendjen e demokracisë në Turqi, një anëtare e NATO-s e cili aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan akuzoi Evropën të dielën për mbështetjen dhe armatosjen e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) dhe tha se ai nuk donte t'ja dinte, nëse e cilësojnë atë si diktator.

XS
SM
MD
LG