Lidhje

Rezultatet e votimeve minutë pas minuti


Me qendrat e votimit të mbyllura në një grup shtetesh, gara presidenciale duket të jetë pothuajse e barabartë gjatë kësaj ore.

Demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump kanë fituar shtetet që priteshin të fitonin dhe asnjë nuk ka epërsi në Kolegjin Elektoral.

Por në shtetet të tilla fushëbetejë si Florida, Ohajo, Pensilvania, Karolina e Veriut dhe Nju Hemshër rezultati është tepër i ngushtë për t’u parashikuar. Qendrat e votimit janë ende të hapura në 10 shtete perendimore.

270 vota elektorale janë të nevojshme për të fituar presidencën.

Clinton dhe bashkëshorti i saj, presidenti Bill Clinton, votuan sot në rrethinat e Nju Jorkut. Duke votuar zonja Clinton tha se ndjehej e përulur.

Donald Trump tha se ka në plan të ndjek rezultatin nga godina e tij Trump Tower në qytetin e Nju Jorkut. Ai tha se nata do të jetë shumë emocionuese.

Të dy kandidatët thanë se presin një garë të ngushtë.

Shumë votues thanë se kanë dyshime rreth të dy kandidatëve, me pak më shumë se gjysma e të anketuarve që vunë në pikëpyetje ndershmërinë e tyre.

Sondazhet në ditët para-zgjedhore i japin Clintonit një avantazh 2 deri në 3-pikë ndaj Trumpit. Nëse gara është e ngushtë, mund të duhen një apo më shumë ditë para se të shpallet fituesi.

XS
SM
MD
LG