Lidhje

Republikanët ruajnë shumicën në të dyja dhomat e kongresit


Disa javë më parë, kur anketat tregonin se Hillary Clinton kishte një epërsi të madhe në garën presidenciale, demokratët ishin të bindur se do të merrnin kontrollin e Senatit. Madje më optimistët mendonin që demokratët kishin mundësinë të merrnin edhe kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.

Por rezultatet e zgjedhjeve të djeshme e treguan qartë jo vetëm humbjen ekandidates demokrate për president, Hillary Clinton, por edhe fitoren e republikanëve në të dyja dhomat e Kongresit. Dje u mbajtën zgjedhje për 34 nga 100 ulëset në senatin amerikan dhe 435 vendet në Dhomën e Përfaqësueseve. Me dy gara ende të pavendosura, republikanët do të kenë 51 ulëse në Senat, ndaj 47 ulëseve që kanë demokratët.

Republikanët do të ruajnë shumicën edhe në Dhomën e Përfqësuesve, por me një epërsi më të vogël se më parë. Ruajtja e shumicës në të dyja dhomat e kongresit është e rëndësishme pasi ato përcaktojnë axhendën legjislative dhe kryesojnë komisionet e fushave të ndryshme.

XS
SM
MD
LG