Lidhje

Presidenti Obama: NATO, një aleancë jetike


Presidenti Obama ndodhet në Greqi në një vizitë dy ditore, në kuadër të një udhëtimi jashtë vendit që mendohet të jetë i fundit për të si president. Në takimet me udhëheqësit grekë në qendër të vëmendjes ishin reformat ekonomike të Greqisë. Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Greqinë si një vend mik dhe aleat ne NATO.

Takimi i Presidentit Obama me kryeministrin grek Alexis Tsipras u përqëndrua tek nevoja e vazhdimit të reformave ekonomike në Greqi, përfshirë transparencën dhe stabilizimin e sektorit financiar:

“Siç e theksoi edhe kryeministri Tsipras, shumicën e kohës folëm për situatën ekonomike të Greqisë dhe rrugët se si Greqia duhet të ecë në të ardhmen. E di se kjo ka qënë një periudhë e dhimbshme dhe e vështirë për punëtorët grekë dhe familjet e tyre, për pensionistët dhe të rinjt. Kjo kzrizë nuk është abstrakte pork a patur ndikim konkret dhe të rëndë në jetët dhe miliona njerëzve në mbarë vendin.”

Presidenti falenderoi qeverinë e Greqisë e cila përballoi barrën kryesore të valës së refugjatëve nga Lindja e Mesme që mbërrinin fillimisht në Greqi për të vazhduar më tej rrugëtimin në Evropë.

Vizita e Presidenrtit Obama në Greqi ishte planifikuar kohë para daljes së rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.

Presidenti Barack Obama tha se NATO-s është “jetike”, ndërsa ai përpiqet të sigurojë Europën lidhur me përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj Aleancës gjatë presidencës së Donald Trump-it.

Gjatë një konference shtypi që dha të martën në Athinë, zoti Obama tha se NATO "siguron vazhdimësi, edhe në kushtet e tranzicionit të pushtetit në Shtetet e Bashkuara.”

Duke prekur disa nga çështjet që pati prekur gjatë fushatës Presidenti i porsazgjedhur Donald Trump dhe që janë trajtuar administratat e mëparshme amerikane, përfshirë edhe ato të Presidentit Obama, udhëheqësi amerikan i bëri thirrje vendeve anëtare të NATO-s të shpenzojnë më tepër për mbrojtjen.

Presidenti Obama e vlerësoi Greqinë në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeminsitrin grek Alexis Tsipras. Ai e përgëzoi vendin për shpenzimin e më tepër se sa synimi minimal për mbrojtjen, “edhe në kohë të vështira”. Ai tha se kur Greqia mundi ta plotësonte detyrimin e saj ndaj NATO-s, “të gjithë aleatët tanë duhet të jenë në gjendje të bëjnë të njëjtën gjë.”

Zoti Obama tha se para se ai të largohej nga Shtëpia e Bardhë të hënën, Donald Trump i kishte shprehur atij një “interesim të madh” për të ruajtur marrëdhëniet strategjike të Amerikës.

“Një prej mesazheve që unë do të jap gjatë këtij udhëtimi është përkushtimi i zotit Trump ndaj NATO-s dhe Aleancës sonë Transatlantike.”- tha zoti Obama. Presidenti në largim i SHBA tha se do t’i bënte të njohur aleatëve europianë se “vendosmëria e Amerikës nuk ka për t’u dobësuar aspak kur është fjala për përkushtimin e saj për të ruajtur një marrëdhënie të fortë dhe të fuqishme me NATO-n.”

Udhëheqësit europianë, të alarmuar nga deklaratat e zotit Trump gjatë fushatës lidhur me angazhimin amerikan në botë, kanë qenë të shqetësuar dhe kanë pritur sqarime për këtë çështje.

Fjalimi më i rëndësishëm i zotit Obama në këtë turne, do të jetë ai i së mërkurës në Greqi, ku pritet të flasë lidhur me punën që duhet bërë për të tejkaluar krizën ekonomike aty dhe kudo në botë, duke nxitur rritjen gjithëpërfshirëse ekonomike dhe luftuar pabarazinë.

Të enjten presidenti Obama do të do të takohet në Berlin me kancelaren gjermane Angela Merkel. Të premten, porn ë Berlin ai ka në plan të takohet me udhëheqës të tjerë Evropianë, nga vende si Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja, për takime ku do të diskutohet mbi luftën ndaj Shtetit Islamik, çështje që lidhen me migrimin, situatën në Ukrainë dhe zgjedhjet në Amerikë.

XS
SM
MD
LG