Lidhje

Greqi: Presidenti Obama flet për demokracinë, vlerëson BE-në


U.S. President Barack Obama laughs as he delivers a speech at the new opera of Athens on Nov. 16, 2016.
U.S. President Barack Obama laughs as he delivers a speech at the new opera of Athens on Nov. 16, 2016.

Presidenti Barack Obama mbërriti në Gjermani, pas një vizite dy ditore në Greqi, ku theksoi rëndësinë e transferimit “paqësor” të pushtetit në Shtetet e Bashkuara. Ai i bëri komentet në një fjalim për demokracinë në Qendrën Kulturore të Fondacionit Stavros Niarchos.

Presidenti Obama tha se zgjedhjet e fundit presidenciale në Shtetet e Bashkuara, janë një shembull se si duhet të funksionojë demokracia.

“Mund ta keni vënë re se unë dhe presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, jemi krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri. Ne kemi këndvështrime shumë të ndryshme, por demokracia amerikane është më e rëndësishme se çdo individ i vetëm. Dhe prandaj kemi traditën që presidenti në ikje mirëpret presidentin e ri, ashtu siç bëra unë javën e kaluar dhe prandaj në javët në vazhdim, administrata do të bëjë gjithçka për të siguruar transferimin më të rregullt të mundshëm të pushtetit, sepse kështu funksionon demokracia”.

Presidenti Obama rikonfirmoi gjithashtu, mbështetjen amerikane për Evropën dhe sigurinë e saj përballë shqetësimeve se administrata e presidentit të zgjedhur Donald Trump mund ta fuse Amerikën në një periudhë isolacionizmi.

Presidenti Obama, u përcolli udhëheqësve botërorë mesazhin, se njerëzit duan ta dine se po u dëgjohet zëri. Ai tha se globalizimi po ushqen një valë “izolimi” dhe “nacionalizimi”, që ngjall “dyshim” për institucionet. Zoti Obama mbrojti gjithashtu Bashkimin Evropian, duke e quajtur një nga arrritjet më të mëdha në historinë njerëzore.

“Duke pasur parasysh përparimin që ka sjellë ndër dekada, qendrueshmërinë që ka garantuar, sigurinë që ka konsoliduar, integrimi evropian dhe Bashkimi Evropian, mbeten një nga arritjet e mëdha politike dhe ekonomike të histories njerëzore dhe sot më shumë se kurrë, bota ka nevojë për një Evropë të fuqishme, të begatë dhe demokratike”.

Por zoti Obama paralajmëroi udhëheqësit botërorë që të bëjnë më shumë për t’i bërë qeveritë më efektive dhe të luftojnë korrupsionin, nëse duan të rifitojnë besimin e qytetarëve.

Duke folur për demokracinë, zoti Obama e hodhi poshtë idenë se disa kultura nuk janë të përshtatshme për qeverisje demokratike. Pas tetë vjetësh në detyrë tha ai, ai ende vazhdon të ketë bindjen se të gjithë njerëzit, në të gjitha vendet kanë një dëshirë të përbashkët për të kontrolluar jetën e tyre.

“Dëshira e thellë për të jetuar me dinjitet, për të pasur kontroll për jetën tonë dhe të ardhmen tonë dhe për të qenë pjesë e përcaktimit të fatit të komuniteteve dhe vendeve tona, të gjitha këto janë universale. Ato janë në zemrën e çdo njeriu”.

Para fjalimit, Presidenti Obama vizitoi Akropolin, monumentin më të famshëm të lashtësisë greke. Ai përshkoi tempullin e Parthenonit, që I kushtohet perëndeshës Athina. Nga maja e kodrës, ku ndodhet kompleksi antik, zoti Obama mund të shihte pothuajse gjithë Athinën.

XS
SM
MD
LG