Lidhje

Arrestohet shefi i kardiologjisë në Shkodër, Edi Smajlaj


Hospital of Shkodra
Hospital of Shkodra

Policia e Shkodrës arrestoi të mërkurën në mbrëmje shefin e Pavionit të Kardiologjisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, Edi Smajlaj. Ai dyshohet se ka falsifikuar dokumentet shëndetsore të pedagogut Simon Lufi, i arrestuar një ditë më parë për korrupsion pasiv.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i mjekut Smajlaj u bë pas verifikimit të informacionit se në Spitalin Rajonal të Shkodrës po kryheshin veprime të jashtligjshme në favor të personave të arrestuar.

Zoti Smajlaj, i cili gjatë dy ditëve të fundit nuk ka qenë në detyrën e mjekut të rojës, dyshohet se ka falsifikuar kartelën mjekësore për pacientin Simon Lufi, pedagog në Universitetin e Shkodrës, i arrestuar një ditë më parë nga policia.

Shefi i katedrës së historisë, Simon Lufi, pas arrestimit kishte kërkuar ndihmë mjeksore në repartin e urgjencës së spitalit.

Së bashku me të, një ditë më parë, policia kishte arrestuar 9 persona dhe kishte shpallur në kërkim 5 të tjerë si të dyshuar për krijimin e një skeme korrupsioni në Univërsitëtin e Shkodrës.

Të arrestuarit e djeshëm janë pedagogë, studentë dhe sekserë, të cilët dyshohet se bashkëpunonin duke favorizuar në provime studentë të veçantë përkundrejtë shumave nga 200 deri në 700 euro.

XS
SM
MD
LG