Lidhje

Vdes në moshën 90 vjeçare Fidel Kastro


Me zë të dridhur, Raul Kastro njoftoi në televizionin shtetëror se vëllai i tij vdiq në orën 10:29 të darkës të premten. Ish-presidenti Fidel Kastro, i cili udhëhoqi një ushtri rebele në fitore në Kubë, përqafoi komunizmin e stilit sovjetik gjatë udhëheqjes së tij gjysmë-shekullore.

Fidel Alejandro Castro Ruz lindi më 13 gusht, 1926 në Biran, që ndodhet në provincën Holguin të Kubës. Ai ishte fëmija i tretë i Lina Ruz Gonzalezit dhe Ángel Kastros y Argiz.

Fidel Kastro ishte një politikan komunist dhe revolucionar i cili u bë kryeministër i Kubës në vitin 1959 dhe më pas President në vitin 1976. Ai u tërhoq nga politika më 2008 dhe vëllai i tij; Raul Kastro u bë President i Kubës.

Fidel Kastro ka qenë i përfshirë në disa ngjarje të rëndësishme politike, duke përfshirë Revolucionin Kuban dhe krizën kubane të raketave. Një figurë e diskutueshme, Kastro konsiderohet nga disa si një hero i cili qëndroi kundër dominimit politik perëndimor dhe nga të tjerë si një diktator i cili është akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut.

XS
SM
MD
LG