Lidhje

Kina paraqet ankesë për bisedën me Tajvanin


FILE - This combination of two photos shows U.S. President-elect Donald Trump speaking during a "USA Thank You" tour event in Cincinatti, Dec. 1, 2016, and Taiwan's President Tsai Ing-wen, delivering a speech during National Day celebrations in Taipei, Ta

Kina tha se ka paraqitur një kundërshtim ndaj bisedës telefonike të presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump me presidentin e Tajvanit.

"Kemi paraqitur tashmë qëndrimet solemne ndaj kësaj çështje tek pala amerikane”, thotë ministria e Jashtme kineze në një deklaratë. "Duhet të theksohet se ka vetëm një Kinë në botë. Tajvani është pjesë e pandashme e territorit kinez."

Zoti Trump la mënjanë gati katër dekada protokolli diplomatik të premten për të folur me presidenten e Tajvanit Tsai Ing-wen. Shtetet e Bashkuara ndërprenë lidhjet diplomatike me Tajvanin në vitin 1979.

Ministri i jashtëm kinez Wang Yi tha sot se shpreson që marrëdhëniet e Pekinit me Uashingtonin nuk do të dëmtohen nga biseda telefonike.

Ministri i jashtëm kinez e karakterizoi bisedën si “një mashtrim të vogël nga Tajvani”.

Kina pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj dhe nuk ka hequr dorë nga përdorimi i forces ushtarake për ta sjell ishullin nën kontrollin e Pekinit.

Trump u kritikua gjerësisht dje për telefonatën. Ai iu përgjigj kritikëve të tij në Tweeter: "Presidentja e Tajvanit më telefonoi MUA sot për të më uruar për fitoren e presidencës."

Më pas zoti Trump tha: "Interesante sesi Shtetet e Bashkuara i shesin Tajvanit miliarda dollarë pajisje ushtarake dhe unë nuk duhet të pranojë një telefonatë urimi."

Biseda telefonike e zotit Trump me presidentin e Tajvanit u pa gjerësisht si një lëvizje që thyen një politikë prej disa dekadash dhe që mund të rrisë tensionet me Kinën para se zoti Trump të marr detyrën.

Telefonata besohet të jetë konkakti i pare mes një presidenti amerikan apo një presidenti të zgjedhur amerikan dhe një udhëheqësi tajvanez që kur Shtetet e Bashkuara ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Tajvanin.

Sipas një deklarate të lëshuar dje nga zyra e presidencës së Tajvanit, gjatë bisedës, zonja Tsai shfaqi shpresën se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin pjesëmarrjen e Tajvanit dhe kontributin e tij në çështjet ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG