Italianët votojnë sot në referendumin për reformën kushtetuese që mund të shërbej si matës i sentimentave kundra Bashkimit Evropian në vend.
Gati 51 milionë italianë kanë të drejtën e votës dhe rezultatet përfundimtare priten në orët e para të së hënës.
Votuesit do të vendosin nëse do të miratojnë një propozim të kryeministri Matteo Renzi për të rritur pushtetin e tij në mënyrë që t’i jepet shtytje reformave ekonomike që qeveria thotë se do të sjellin stabilitet politik në Itali.
Megjithatë, pothuajse të gjitha anketat e opinionit gjatë dy muajve të fundit sugjerojnë se zoti Renzi do të humbasë.
Ai ka premtuar të hap dorëheqjen në se humbet votimin