Lidhje

Evropa e shqetësuar për situatën në Aleppo


Smoke rises in the east Aleppo neighborhood of Tariq al-Bab after insurgents militants launch a mortar shell on government soldiers in Syria, Dec. 3, 2016.

Ndërsa forcat e qeverisë siriane vazhdojnë të avancojnë në pikat e forta të rebelëve në lindje të Aleppos, analistët thonë se pasoja më të rënda gjeopolitike po ndjehen në mbarë Perëndimit. Në Evropë, kërkesa për heqjen e presidentiti sirian Bashar al-Assad mund të zbehet nga një dëshirë për të evituar një tjetër krizë refugjatësh. Korrespondenti Henry Ridgwell njofton nga Londra.

Në lindje të Aleppos, forcat e qeverisë siriane të mbështetura nga Rusia po fitojnë terren. Fitorja këtu për presidentin Bashar al-Assad mund të detyrojë një ndryshim të strategjisë për qeveritë perendimore.

“Assadi po fiton. Dhe mendoj se është e sigurtë të thuhet se ai do të jetë aty në fund të lojës. Kushdo që negocion një marrëveshje të paqes në Siri duhet të negociojnë me Bashar al-Assadin.”

Evropa dhe Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur forcat opozitare të moderuara. Por dëshira për t’i dhënë fund gjakderdhjes mund t’i ndryshojë këto aleanca.

“Sesi do të arrihet fundi, po bëhet më pak e rëndësishme nga vetë arritja.”

Evropa po strehon gati një milion refugjatë sirianë. Beteja për Aleppon ka detyruar dhjetra mijëra të tjerë të largohen. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se Evropa duhet të përgjigjet.

“Evropianët janë përgatitur të presin refugjatë. Ata duan të sigurohen se kjo bëhet në mënyrë të strukturuar dhe të organizuar, që të ketë kushte pritje për ta në vendet e tyre, dhe të mos ketë vështirësi të brendshme sociale.”

Por Evropa po lufton të përballojë fluksin e imigrantëve dhe kjo mund të detyrojë divergjencë të politikës mes Brukselit dhe Uashingtonit.

“Përparësia numër një e evropianëve është ndalimi i një vale të re refugjatësh. Kjo sjell Turqinë në lojë, kështu që Evropës i duhet të ketë marrëdhënie të mira me Turqinë. Më tej në lojë hyn çështja kurde. Dhe në se shohim për momentin, operacionet e tanishme kundër Shtetit Islamik ende favorizojnë kurdët në Siri si zgjidhja e preferuar. Por kjo duhet të jetë një nismë e udhëhequr nga amerikanë, dhe evropianët janë shumë më të matur për këtë.”

Për Evropën, lufta në Siri nuk ka më rëndësinë strategjike që kishte dikur thotë zoti Stephens.

“Të gjitha fraksionet e ndryshme dhe grupet mbështetëse e vazhduan këtë luftë, duke e kthyer atë në një ngërç që ka destabilizuar gati të gjithë rajonin dhe gjithashtu Evropën jugore dhe ka nxitur levizjet e ektremit të djathtë në Evropë. Ka çështje shumë më të mëdha dhe fatkeqësisht të humburit janë civilët sirianë në lindje të Aleppos.”

Përfundimi i luftës mund të vij me çmimin e mbajtjes në pushtet të Bashar al-Assadit. Edhe atëherë, thonë analistët, e ardhshme e sigurtë e Sirisë nuk është e garantuar.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG