Lidhje

Obama, fjalimi i fundit për sigurinë kombëtare


Presidenti i SHBA Barack Obama do të mbajë sot fjalimin e tij të fundit për sigurinë kombëtare, ku do t’u bëjë jehonë politikave të tij kundër terrorizmit për të mbrojtur amerikanët nga kërcënimet e shumta globale gjatë tetë viteve të tij në detyrë. Ai do të flasë sot në bazën ajrore MacDill në shtetin juglindor të Floridës.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Obama do të përmendë se administrata e tij ka ndërtuar me sukses koalicione dhe ka bashkëpunuar me qeveritë e ndryshme për të neutralizuar grupin Shteti Islamik dhe grupet e tjera terroriste pa përdorur në mënyrë të tepruar forcën ushtarake amerikane.

Zëvendës këshilltari i sigurisë kombëtare, Ben Rhodes tha se Shtëpia e Bardhë ka ndjekur një politikë të qëndrueshme, “që përfshin një numër të kufizuar forcash amerikane në terren.”

Por disa ekspertë të kundër- terrorizmit thonë se rritja e ISIS-it është një tregues se administrata Obama nuk reagoi me shpejtësinë e duhur, pavarësisht suksesit të saj në vrasjen e udhëheqësve kryesorë ekstremistë.

XS
SM
MD
LG