Lidhje

Google do të përdorë energji 100 për qind të ripërtëritshme deri në vitin 2017


Gjigandi i kërkimit, Google, tha se do të përdorë energji 100 për qind të ripërtëritshme deri në vitin 2017.

Nënpresidenti i kompanisë për infrastrukturën teknike, Urs Hölzle, tha se energjia e ripërtëritshme do të furnizojë qendrat e të dhënave dhe zyrat e firmës Google në mbarë botën.

Sipas të dhënave të publikuara nga kompania, Google përdor sasi mjaft të mëdha energjie për të përpunuar triliona kërkime në vit. Në platformën e saj YouTube, njerëzit ngarkojnë 400 orë video çdo minutë, sipas kompanisë.

Zoti Hölzle tha se kompania ble energji të përtëritshme që nga viti 2010, kur bleu të gjithë energjinë elektrike të prodhuar nga një fermë për prodhimin e ergjisë së erës në Iowa.

XS
SM
MD
LG