Lidhje

Thirrje për armëpushim në Aleppo

This photo provided by the Shafak Charity Organization, which has been authenticated based on its contents and other AP reporting, shows the badly damaged exterior of a medical facility dedicated to women after it was hit by four airstrikes in the norther

Një koalicion vendesh, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Aleppo të Sirisë dhe dënoi Rusinë se po pengon përpjekjet për të dërguar ndihmë humanitare për civilët e bllokuar në qytet.

Udhëheqësit e Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë dhe Shteteteve të Bashkuara i bënë thirrje qeverisë siriane të pranojë planin e OKB-së për Aleppon dhe të lejojë ndihmat humanitare në qytet.

Kryengritësit sirianë kanë rënë dakord për një armëpushim pesë-ditor për të siguruar largimin e civilëve nga pjesa lindore e qytetit.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry pritet të zhvillojë sonte bisedime me Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov në Hamburg të Gjermanisë. Dy diplomatët kanë mbajtur disa herë bisedime mbi luftën civile në Siri, me shpresën për të arritur një zgjidhje diplomatike.

XS
SM
MD
LG