Lidhje

Eltsov: Rusia kërkon të përfitojë prej një Evrope të polarizuar


Italian Premier Matteo Renzi speaks during a press conference in Rome, Monday, Dec. 5, 2016. Renzi acknowledged defeat in a constitutional referendum and announced he would resign on Monday. Italians voted Sunday in a referendum on constitutional reforms
Italian Premier Matteo Renzi speaks during a press conference in Rome, Monday, Dec. 5, 2016. Renzi acknowledged defeat in a constitutional referendum and announced he would resign on Monday. Italians voted Sunday in a referendum on constitutional reforms

Kryeminstri italian Mateo Renzi njoftoi dorëheqjen pas humbjes së thellë të dielën në referendumin kushtetues. Rrefuzimi ndaj politikës së tij pro Bashkimit Evropian ishte i ngjashëm me goditjen që morën forcat pro-evropiane në Britani. Votuesit austriakë në anën tjetër zgjodhën një president të krahut të majtë të dielën që kaloi. Vendi anëtar i BE-së, Bullgaria zgjodhi muajin e kaluar një udhëheqës socialist që njihet për lidhjet e tij të afërta me Rusinë. Korrespodentja e Zërit të Amerikës Zlatica Hoke diskutoi me analistin Peter Eltsov mbi domëthënien e këtyre zhvillimeve politike për Evropën.

Patriarku i kishës Ortodokse ruse, një aleat i ngushtë i presidentit Putin, shenjtëroi të dielën një kishë pranë kullës Eifel në Paris. Kritikët e shohin atë si një simbol të ndikimit të Putinit në Evropë. Nëse një kandidat nacionalist mund të bëhet presidenti i ardhshëm i Francës, Rusia mund të rrisë ndikimin aty, thotë Peter Eltsov profesor për çështje të sigurisë ndërkombëtare në Universitetin Kombëtar të Mbrotjes këtu në Washington.

“Nuk është sekret që një prej bankave ruse i dha një hua prej 27 milionë eurosh Marine le Pen-it, udhëheqëses së së djathtës ekstreme të Frontit Kombëtar në Francë, në një kohë kur pas pak muajsh do të ketë zgjedhje dhe shumë analistë parashikojnë se ajo madje mund të fitojë. Nëse fiton parashikimi im është se ky do të jetë dhe fundi i Bashkimi Evropian”.

Zonja Le Pen ka thënë se ajo do të jetë një prej treshes së udhëheqësve, krahas presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, “që do të jenë një e mirë për paqen botërore”. Zoti Eltsov tha për “Zërin e Amerikës” se zgjedhja e zotit Trump tronditi Evropën, duke rezultuar në forcimin e grupeve nacionaliste dhe të levizjeve socialiste gjithashtu. Ai thotë se Rusia mbështet partitë radikale të të dyja krahëve.

Rusia mbështet politikanë qofshin të majtë apo të djathtë, por sidomos politikanë që janë skeptikë të Bashkimit Evropian, që do të donin të largoheshin prej tij dhe që do të mbështesnin heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë”, thotë Peter Eltsov profesor për çështje të sigurisë ndërkombëtare në Universitetin Kombëtar të Mbrotjes.

Sipas zotit Eltsov, Moska përveçse po financon disa politikanë evropianë po investon fuqishëm në propagandë, me qëllim forcimin e ndikimit të saj në rajon.

Ata po përpiqen të bëjnë çka munden, kryesisht me lidhjet e dobëta evropiane që janë të lehtësisht të ndikueshme ndaj propagandës ruse siç është Greqia, Italia, Spanja deri në një fare shkalle, Bullgaria. Por jo me vendet e Evropës veriore”.

Zoti Eltsov thotë se Moska do të përpiqet të përdorë ndikimin e saj financiar dhe ideologjik për të dëmtuar NATO-n në mënyrë që disa vende t’i largohen aleancës ose të braktisin përpjekjet për t’iu bashkuar.

Ai thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin në mënyrë të patundur aleatët e tyre evropianë.

Padyshim nuk duhet të tradhëtojnë aleatët në lindje Evropës. Flas veçanërisht për shtetet balltike, ato shtete që tradicionalisht i druhen Rusisë dhe që kanë një numër domëthënës popullsie ruse”.

Analisti thotë se edhe nëse mardhëniet mes Rusisë dhe Amerikës ngrohen nën administratën Trump, ato asnjëherë nuk do të arrijnë atë afrim të parë gjatë erës Reagan - Gorbachev, tre dekada më parë.

XS
SM
MD
LG