Lidhje

Drejtori i CIA-s viziton Tiranën


CIA Brennan

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA), John Brennan ishte sot për një vizitë në Shqipëri. Njoftimi u bë në mbrëmje nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, sipas së cilës Drejtori i CIA-s vizitoi vendin “për t’u takuar me drejtues të ndryshëm dhe për të diskutuar një gamë çështjesh përfshi sigurinë rajonale, bashkëpunimin kundër terrorizmit, shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës, si dhe çështje të tjera dypalëshe”.

Në njoftimin e shkurtër të ambasadës bëhet e ditur se “gjatë vizitës së tij, Drejtori Brennan u takua me Kryeministrin Rama, Presidentin Nishani, Ministren e Mbrojtjes Kodheli, dhe drejtues të komunitetit të inteligjencës”.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG