Lidhje

Procesi zgjedhor në Tetovë


Shumica e partive politike më të mëdha në Maqedoni kanë përshëndetur procesin zgjedhor që u zhvillua të dielën. Disa incidente të raportuara nga mjete të informimit, duket të kenë qenë minore. Megjithatë, nga ana tjetër, një pjesë e organizatave joqeveritare vërejnë se ka patur mjaft parregullsi në zgedhjet e parakohëshme parlamntare. Organizata “Civil” e cila ka vëzhguar procesin me 308 pjesëtarë ka bërë të ditur se mbi 2000 votues nuk kanë pasur mundësi ta realizojnë të drejtën e votës.

Autoritetet e Komsiionit Shtetwror të Zgedhjeve japin shifra për pjesëmarrjen e votuesve deri nw ora 18. Dhe sipas të dhënave, kjo shifër kalon 62%.

Votuesit në Tetovë
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:03:04 0:00

Por, me gjithë interesin e elektoratit dhe të faktorëve në zgjedhje, ka qytetarë të cilët nuk dinin nëse do të votonin ose jo. Kështu mendojnë disa votues në Tetovë, të intervistuar nga Zëri i Amerikës.

"Si qytetar i Tetovës, gjegjësisht i Maqedonisë, nuk pres di]ka të rëndësishme prej këtyre zgjedhjeve sepse ofertat e partive, ve]anërisht të kampit shqiptar, nuk janë thelbësore. Gjith]ka që kemi dëgjuar gjatë këtyre 20 ditë të fushatës ishin përplot akuza ndaj njëra tjetrës", thotë një qytetar.

Një tjetër thotë se nuk do të votojë, sepse nuk ka besim tek partitë as te kandidatët në garë. Në rast se ai person nuk i përmbush premtimet, unë do të vuaj pastaj pse ia dhash votën atij, thotë baori i Tetovës.

Nga ana tjetër këta dy votues maqedonas nuk fshehin se për kë kanë votuar:

"Për VMRO-në", thotë me krenari ky banor i Tetovës. "Dua që VMRO-ja të fitojë. Janë ekonomikisht të fuqishëm", thotë ai.

Edhe votuesi tjetër maqedonas thotë se VMRO-ja ka treguar rezultate, ka ndërtuar, ka hapur vende pune, sipas tij.

Procesi zgjedhor në Tetovë kalonte i qetë deri në orët e drekës dhe siç bën të ditur Sihana Adilçe, anëtare e komisionit vendor, kështu pritet të përfundojë.

Procecin po e ndjekin mbi shtatë mijë vëzhgues, prej tyre mbi 660 të huaj. Roberto Bateli, anëtar i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së është në cilësinë e bashkërenduesit të misionit afatshkurtër vëzhgues të OSBE-së, i emëruar në këtë detyrë nga ministri i jashtëm gjerman.

“Deri tash, nuk mund të them asgjë, por nuk kemi vërejtur ndonjë parregullsi nëpër qendrat e votimit”, thotë ai.

Sonte rreth mesnate, shtabet e partive politike i nxjerrin rezultatet e para të cilat nuk dallojnë shumë nga rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Ky i fundit pritet t’i shpallë të marten rezultatet e para.

XS
SM
MD
LG