Lidhje

Në Rumani fiton e majta


Partia e majtë Social-Demokrate fitoi zgjedhjet parlamentare në Rumani, me 46 për qind të votave në dy dhomat e legjislativit. Rezultatet zyrtare që dolën sot, e renditnin Partinë Liberale Demokrate së qendrës së djathtë në vend të dytë me rreth 20 për qind të votave.

Partia “Të shpëtojmë Rumaninë”, një forcë e re politike që bëri fushatë me një platformë kundër korrupsionit, doli e treta me rreth 9 për qind.

Përbërja e saktë e parlamentit pas zgjedhjeve të së dielës, pritet të bëhet e njohur gjatë kësaj jave.

Një qeveri teknike e kryesuar nga kryeministri Dacian Ciolos, një ish-komisioner i Bashkimit Evropian, ka qeverisur vendin gjatë vitit të fundit.

Ish-kryeministri Victor Ponta i social-demokratëve dha dorëheqjen pas protestave masive pas një zjarri në një klub nate në tetor të vitit të kaluar që shkaktoi vdekjen e 64 vetëve.

XS
SM
MD
LG