Lidhje

Trump thotë se bizneset do të drejtohen nga djemt e tij


Disa agjenci lajmesh citojnë pjesëtarë të ekipit të tranzicionit që thonë se ish guvernatori i Teksasit, Rick Perry, do të emërohet në krye të Departamentit të Energjisë. Zoti Perry ka qenë kandidat për president në garën brenda republikanëve katër vjet më parë.

Mbrëmë, zoti Trump tha se do të flasë me median “në të ardhmen e afërt” rreth emërimeve në kabinet dhe rreth biznesit të tij, që ai do ta lërë në dorë të djemve.

Njoftimi vjen disa ditë përpara se ai të mbante një konferencë lidhur me çështjen se si do të shkëputet nga bizneset për të shmangur konfliktet e interesit dhe për t’u përqendruar te presidenca. Një ndihmës tha se zoti Trump do t’i shpallë hollësitë në muajin janar, por pa dhënë një datë.

XS
SM
MD
LG