Lidhje

Vriten tre udhëheqës të ISIS-it


Pentagoni tha të martën se gjatë një sulmi ajror të koalicionit u vranë 3 udhëheqës kryesorë të grupit Shteti Islamik në Siri, duke përfshirë edhe dy militantë të cilët kishin bashkërenduar sulmet terroriste të vitit të kaluar në Paris.

"Në kohën e sulmit të tre ishin duke punuar së bashku për të komplotuar dhe lehtësuar sulmet kundër objektivave perëndimore," tha zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook.

Zëdhënësi tha se të tre udhëheqësit u vranë në një sulm ajror më 4 dhjetor në Raqqa, kryeqëndra e ISIS në Siri.

Zëdhënësi i Pentagonit Cook tha se dy militantë të përfshirë në sulmet e Parisit të vitit të kaluar, që lanë të vrarë 130 persona, janë identifikuar si Salah Gourmat dhe Sammy Djedou, të cilët ishin bashkëpunëtorë të ngushtë të udhëheqësit të operacioneve të jashtme, Abu Mohammed al-Adnani, tashmë i vdekur. Militanti i tretë, Walid Hamman, është dënuar në mungesë në Belgjikë për një sulm në tentativë.

ISIS mori përgjegjësinë për sulmet e vitit të kaluar në Paris, ku persona të armatosur ndërmorrën sulme të koordinuar në të gjithë kryeqytetin francez, duke përfshirë një sallë koncertesh ku mbetën të vrarë 90 persona.

XS
SM
MD
LG