Lidhje

Rex Tillerson, reagime pro dhe kundër


Rex W. Tillerson
Rex W. Tillerson

Ka patur reagime të ndryshme lidhur me përzgjedhjen e presidentit të zgjedhur Donald Trump për detyrën e sekretarit të shtetit. Disa e kanë vlerësuar drejtuesin e kompanisë ExxonMobil Rex Tillerson, ndërsa të tjerë janë shprehur të shqetësuar për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Rusinë. Njofton korrespondenti i “Zërit të Amerikës” në Departamentin e Shtetit Steve Herman.

Text: Në një deklaratë, presidenti i zgjedhur Trump tha se shefi i kompanisë së naftës Rex Tillerson është një zgjedhje e shkëlqyer për postin e sekretarit të shtetit bazuar në këmbënguljen, përvojën ndërkombëtare dhe të kuptuarit e thellë të gjeopolitikës.

Ai ka një përvojë menaxhuese të jashtëzakonshme që mendoj se do të jetë e dobishme. Por ai nuk ka përvojë në politikë”, thotë ambasadore Barbara Bodine në universitetin “Georgetown”.

Ndër të parat figura ndërkombëtare që vlerësuan zgjedhjen e zotit Trump ishte udhëheqësi i OPEC-uk, organizatës së vendeve eksportuese të naftës me 13 anëtarë. Ai e quajti zotin Tillerson “më tepër se të mbikualifikuar”.

Ekziston një vijë e hollë ndarëse mes naftës, gjeopolitikës dhe diplomacisë”, tha sekretari i përgjithshëm i OPEC-ut, Mohammad Markindo.

Por kjo vijë e hollë ndarëse, mund të jetë një sfidë për kandidatin kur ai të përballet me senatorët në procesin dëgjimor për emërimin e tij.

Republikanë dhe demokratë po bëjnë pyetje lidhur me konfliktet e mundshme të interesit të zotit Tillerson, për mardhënien e tij të gjatë dhe të ngushtë me Vladimir Putinin dhe Rusinë. Ata pyesin dhe mbi aftësinë e tij për të balancuar kërkesën për të qenë diplomat dhe për të luftuar në mbrotje të interesave amerikane, me përvojën e tij të drejtimit të një kompanie gazi e nafte me interesa dhe përparësi të ndryshme”, thotë senatori Chris Coons.

Zoti Tillerson ka qenë kritik i sanksioneve amerikane mbi Rusinë, të cilat kanë dëmtuar kompaninë e tij “ExxonMobil”.

“Duhet të presim që kandidati, zoti Tillerson të kërkojë çlirimin e Rusisë prej sanksioneve”, thotë James Goldgeier i universitetit “American”.

Rusia akuzohet se është përpjekur të ndërhyje në zgjedhjet presidenciale amerikane të cilat u fituan nga zoti Trump. Ligjvënësit janë të shqetësuar edhe për aktivitetin ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe Siri.

“Çdo përpjekje për të ngrohur mardhëniet me Rusinë dhe që perceptohet si e bazuar në interes personal, do të krijonte probleme për Shtetet e Bashkuara dhe diplomacinë e saj,” shton James Goldgeier i universitetit “American”.

Në Departamentin e Shtetit krijohet shqetësim sa herë ndryshon udhëheqja, por diplomatët veteranë nuk mendojnë se do të ketë një largim në masë të stafit të karrierës.

“Ata shpresojnë që sekretari i ri t’i shohë si profesionistë dhe t’i përdorë si të tillë e të bazohet në ekspertizën që ata ofrojnë. Askush nuk ka në plan të largohet”, thotë ambasadorja Bodine.

Sekretari i Shtetit John Kerry e uroi zotin Tillerson për emërimin dhe premtoi mbështetjen e plotë të Departamentit të shtetit për një tranzicion të qetë.

XS
SM
MD
LG